[dNASAb] & Gregory de la Haba

[dNASAb]


[dNASAb] është një artist amerikan. Ai u diplomua për skulpturë dhe teknika të përziera në Universitetin Shtetëror të Floridës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Artisti [dNASAb] pas studimeve universitare ka zhvilluar një karrierë të shkëlqyer në lëmin e artit pamor, duke u bërë pjesë e disa rezidencave të shquara artistike në Qendrën Eksperimentale të Televizionit, Owego, NY (2006) dhe Institutin për Artet Elektronike, Universiteti Alfred, Nju Jork (2010).

Në vitin 2010 ai fitoi një bursë në Harvestworks Digital Media Arts Center, Nju Jork. [dNASAb] është autor i disa ekspozitave vetjake në: Volta – International Art Fair, NY (2011); Irvine Contemporary in Washington D.C. (2011); Frederieke Taylor Gallery, NY (2010) dhe Art Basel Miami (2009), duke marrë vëmendjen e Washington Post; revistës Sculpture; Art Papers; ART 21 dhe Reuters Television. Në vitin 2010 ai u nderua me Brooklyn Art: Work në BRIC Contemporary Art Gala. [dNASAb] ka ekspozuar artin e tij në mbarë botën, duke bashkëpunuar me gjigantë të industrisë si: Microsoft, Apple dhe Bloomberg. Artisti jeton dhe punon në Brooklyn, NY.


Gregory de la Haba


Gregory De La HABA ka lindur në vitin 1979 në Astoria, New York në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është artist, shkrimtar, kurator dhe producent kulturor ndërdisiplinor. Në vitin 1993 ai u diplomua me rezultate të shkëlqyera për artet liberale në Universitetin e Harvardit. Arti i artistit De La Haba është ekspozuar në galeri dhe në panaire arti në mbarë botën, duke përfshirë: META Gallery; Monte Karlo; East End Collected4; Southampton Arts Center; Java e Dizajnit në Milano; Galeria Elga Wimmer, Nju Jork, Bienalja e Mikonosit (2014), Bienalja e Salzakut, Festivali i Arteve në Salzburg; Queens Museum; Kunsthaus Tacheles; Contemporary Istanbul SCOPE Art Shoë; Art Basel Miami dhe Art Southampton.

Në vitin 2009, De La Haba ishte Artist-in-Residence në Jack the Pelican Presents. Në vitin 2004 ekspozoi serinë e tij të Sketchbook McSorley në Shtëpinë Glucksman Ireland në Universitetin e Nju Jorkut, të shoqëruar me një ese të shkruar nga autori fitues i çmimit Pulitzer, Frank McCourt. De La Haba përfaqësohet nga Geuer & Geuer Art GmbH, Dusseldorf, Gjermani. Arti i De La Haba-s është trajtuar në mënyrë filozofike nga Bryan Reynolds në librin e tij: The Transversality of Gregory de la Haba: The Future of Art and Myth are on Us. Veprat e tij janë bërë pjesë e shfaqjeve teatrore dhe filmave si: Hazel: Made In Belfast në Carnegie Hall NY (2014); How And Why I Robbed My First Cheese Store (2011); Fishing for Paradise në Teatrin La MaMa NY (2014), si dhe në filmin Water Time: Surf Travel Diary of a Madman nga Allan Weisbecker (2014).


Rage Against The Machine Learning: AI, AR, and the Revolt of Reality
Vaj në kanavacë të printuar dhe projeksion video, 4 x 5 m, 2024


  • Qasja konceptuale:


    Duke bashkuar praktikat tradicionale të artit të bukur me teknologjitë e përparuara, Gregory De La Haba dhe [dNASAb], sjellin në Bienalen Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor të Durrësit një dinamikë vizualisht mahnitëse, simbiotike – një hibricitet të vërtetë arti të lindur nga hiri i historisë së gjatë dhe të historisë së artit me magjinë e tij, dhe potencialin e ardhshëm nëpërmjet Inteligjencës Artificiale. Me një fokus tematik në energjinë që lidh çdo organizëm të gjallë përballë kujdesit mjedisor dhe inovacionit teknologjik (veçanërisht “Blockchain” dhe AI), artistët duke i tjetërsuar skulpturat dhe pikturat e tyre në përvoja zhytëse, përpiqen të angazhojnë publikun si bashkëkrijues dhe pjesëmarrës në këto hapësira të reja, emocionuese dhe që ndryshojnë formë e vëllim në vazhdimësi. Gregory De La Haba dhe [dNASA], falë fuqisë së artit të tyre dëshirojnë të ndërgjegjësojnë këdo, mbi zhvillimet e shpejta teknologjike dhe ndikimin e drejtpërdrejtë që tekonologjia e përparuar ka, në jetën e përditshme të secilit prej nesh.